Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi të mos bombardonte Kievin për një javë për shkak të të ftohtit.
"Unë personalisht i kërkova Presidentit Putin të mos bombardonte Kievin dhe qytete të ndryshme për një javë, dhe ai pranoi ta bënte këtë", tha Trump gjatë një mbledhjeje të kabinetit, duke përmendur "të ftohtin e jashtëzakonshëm" në rajon.
"Ai ishte shumë i sjellshëm. Shumë njerëz më thanë: 'Mos e humb telefonatën, nuk do të marrësh asgjë'. E megjithatë ai e bëri", shtoi Trump.
Ndër të tjera Trump theksoi se lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po i vjen fundi.
"Ne i kemi dhënë fund tetë luftërave dhe besoj se një tjetër do të vijë", tha presidenti amerikan teksa shtoi se Steve Witkoff dhe Jared Kushner po punojnë shumë për këtë çështje.
Për këtë deklaratë, Volodymyr Zelenesky ka falenderuar presidentin amerikan duke shprehur mirënjohje për të gjithë aleatët e Ukrainës që 'luftojnë' të mbrojnë jetët e njerëzve.
"Ne i vlerësojmë përpjekjet e partnerëve tanë për të na ndihmuar të mbrojmë jetët njerëzore. Faleminderit, President Trump!", shkroi ndër të tjera Zelensky në X.
Sipas Qendrës Hidrometeorologjike të Ukrainës, "një mot shumë i ftohtë pritet nga 1 deri më 3 shkurt: temperaturat e natës pritet të bien nga -20 në -27 gradë Celsius, dhe në disa zona, temperaturat e natës do të arrijnë -30 gradë Celsius".
Rreth 613 blloqe apartamentesh shumëkatëshe në Kiev kanë mbetur pa ngrohje pas sulmeve të fundit ruse, njoftoi sot administrata shtetërore e Kievit.

Foto: Friedrich Merz
Çelësi për përfundimin e luftës në Ukrainë qëndron në Moskë, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një konference për shtyp së bashku me kryeministren e Lituanisë, Inga Ruginienė, duke përjashtuar “për momentin” mundësinë e një komunikimi të drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin.
Ai shprehu dyshime për gatishmërinë e Kremlinit për të rënë dakord për një armëpushim dhe negociata paqësore.
“Duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion dhe sanksione dhe t’i intensifikojmë aty ku është e mundur. Synojmë gjithashtu kanale diplomatike, dhe aktualisht po koordinohen bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë, si dhe me Shtetet e Bashkuara dhe Europën. Jemi të informuar plotësisht për përgatitjet dhe përparimin e këtyre bisedimeve. Prandaj, për momentin nuk shoh nevojë të hapim kanale shtesë komunikimi”, tha Merz.
Ai paralajmëroi se “nëse Moska nuk është gati të përfundojë luftën, çmimi që do të paguajë, përfshirë kostot ekonomike, do të rritet javë pas jave dhe muaj pas muaji”.
Kancelari gjithashtu kritikoi bombardimet e infrastrukturës, veçanërisht ato energjetike, duke i cilësuar si krime lufte të Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit të saj.

Foto: Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump
Volodymyr Zelensky ka falënderuar Donald Trump në lidhje me ndalimin e bombardimeve ruse në Ukrainë për një javë si pasojë e temperaturave të ulëta.
Përmes një postimi në X lideri ukrainas shpreh mirënjohje për të gjithë aleatët që përpiqen për mbrojtjen e jetëve.
"Furnizimi me energji është thelbësor për jetën. Ne i vlerësojmë përpjekjet e partnerëve tanë për të na ndihmuar të mbrojmë jetët njerëzore. Faleminderit, President Trump! Ekipet tona e diskutuan këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Presim që marrëveshjet të zbatohen. Masat e deeskalimit kontribuojnë në përparimin e vërtetë drejt përfundimit të luftës", shkroi Zelensky në X
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas thotë se Rusia po dështon në fushën e betejës dhe përmes sulmeve në infrastrukturës energjetike, po përpiqet ta shndërrojë dimrin në armë.
Kalla u shpreh BE do t'i japë Ukraninës 50 milionë euro për infrastrukturën energjetike.
“Rusia po dështon në fushën e betejës, kështu që po përpiqet ta shndërrojë dimrin në armë. BE-ja po përgjigjet me paketën më të madhe të ndihmës për dimër ndonjëherë. Vetëm sot, ne siguruam 500 gjeneratorë shtesë dhe 50 milionë euro për mbështetje energjetike. Paralelisht, ne rrisim presionin mbi Rusinë”, theksoi Kallas përmes një postimi në rrjetin social X.
Russia is failing on the battlefield,
— Kaja Kallas (@kajakallas) January 29, 2026
so it is trying to weaponise winter.
The EU is responding with the biggest ever winter aid package. Just today, we provided an extra 500 generators and €50 million for energy support.
In parallel, we increase pressure on Russia. Today,… pic.twitter.com/jBxVxCXryT
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina ka diversifikuar furnizimet e saj me naftë dhe gaz pas sulmeve të shumta ruse në infrastrukturën energjetike.
Një një takim me kryeministren Yuliia Svyrydenko dhe sipërmarrësin Sergii Koretskyi, Zelensky u shpreh se u diskutua për riparimin e objekteve të dëmtuara nga sulmet.
Zelensky shtoi se është arritur marrëveshje prej 50 milionë eurosh me Bankën Evropiane të Investimeve.
"Një takim me Kryeministren Yuliia Svyrydenko dhe Drejtorin Ekzekutiv të Naftogaz, Sergii Koretskyi. Filluam duke diskutuar pasojat e sulmeve ruse në objektet e naftës dhe gazit të Ukrainës dhe procesin e restaurimit. Jam mirënjohës për të gjitha ekipet tona të riparimit dhe për çdo specialist në kompani për punën e tyre praktikisht 24 orë në ditë dhe për rezultatet e prekshme. Ne po sigurojmë një furnizim të besueshëm me gaz për ukrainasit pavarësisht të gjitha sfidave. Ne vazhdojmë të importojmë vëllime të mjaftueshme. Rrugët e furnizimit janë diversifikuar ndjeshëm. Është gjithashtu thelbësore të sigurohet që pajisjet të restaurohen dhe zëvendësohen, të gjitha detyrat përkatëse janë dhënë. Falënderoj të gjithë partnerët tanë që po na mbështesin dhe na ndihmojnë.
Dje, u arrit një marrëveshje tjetër me Bankën Evropiane të Investimeve për 50 milionë euro, dhe janë BEI dhe BERZH që po ofrojnë pjesën më të madhe të mbështetjes financiare. Sergii Koretskyi raportoi gjithashtu mbi zbatimin e marrëveshjeve afatgjata me partnerë në Evropë, si dhe mbi disa projekte strategjike zhvillimi në sektorin e naftës dhe gazit. Naftogaz po importon gjithashtu energji elektrike, duke mbuluar më shumë se 50% të nevojave të veta të konsumit, duke mbështetur kështu të gjithë sistemin.", shkruan Zelensky.
A meeting with Prime Minister Yuliia Svyrydenko and Naftogaz CEO Sergii Koretskyi. We began by discussing the consequences of Russian attacks on Ukraine’s oil and gas infrastructure and the process of restoring gas infrastructure facilities. I am grateful to all our repair crews… pic.twitter.com/huVo4gJyUL
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 29, 2026
Këtë dimër, Rusia nuk e ka fshehur strategjinë e saj për të shënjestruar rrjetin elektrik dhe termocentralet në Ukrainë, që veçse janë dëmtuar rëndë, së bashku me ngrohtoret komunale, të cilat furnizojnë me ngrohje dhe ujë të nxehtë, në mos shumicën, e ndërtesave në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase.

Foto:Xavier Bettel
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xavier Bettel, reagoi ndaj deklaratës së Presidentit Volodymyr Zelenskyy në lidhje me pranimin e Ukrainës në BE në vitin 2027 duke vënë në pikëpyetje realizmin e një afati të tillë kohor.
“Sapo dëgjova që presidenti Zelensky tha se duhet të bëhet anëtar nga viti i ardhshëm. Më vjen keq. Ia kam thënë shumë herë, mos vendos ultimatum. Nuk është në interesin tënd,” deklaroi Bettel.
Ministri theksoi se duhet të respektohen kriteret e Kopenhagës, të cilat zbatohen për të gjithë.
“Ekzistojnë rregulla, kriteret e Kopenhagës, dhe duhet t’i përmbushim. Nuk mund të themi se ka kritere për njërin dhe jo për tjetrin,” tha ai, duke shtuar se “derisa kriteret e Kopenhagës nuk përmbushen, nuk mund të themi: ‘Ju lutem, hyni në familje dhe për ju do t’i mbyllim sytë, për ju do t’i mbyllim veshët, për ju do ta mbyllim gojën’. Jo. Kemi rregulla dhe duhet t’i respektojmë.”
Më herët, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të jetë në gjendje të bashkohet me BE-në më 1 janar 2027. Sipas tij, çdo vend që kërkon të bashkohet me bllokun duhet së pari të përmbushë kriteret e Kopenhagenit, një proces që zakonisht zgjat disa vjet.
Në dhjetor 2025, Zelenskyy foli për mundësinë e pranimit të përshpejtuar të Ukrainës në BE, por theksoi se disa anëtarë e bllokojnë këtë për arsye politike, jo për shkak të zbatimit të reformave të caktuara në Ukrainë.
Më 25 janar, Zelenskyy nënvizoi se Ukraina do të jetë plotësisht e gatshme të bashkohet me Bashkimin Evropian në vitin 2027, prandaj është e rëndësishme të specifikohet data e pranimit në marrëveshjen për përfundimin e luftës për të marrë garanci të qarta sigurie.
Komente











