Trump i përgjigjet Kamerunit: S'jam
budalla, jam unifikues, jo si Obama

Trump i përgjigjet Kamerunit: S'jam<br />budalla, jam unifikues, jo si Obama
Donald Trump, kandidati republican për Shtëpinë e Bardhë mendon se nuk do të bashkëpunojë me kryeministrin britanik David Cameron edhe pse ky i fundit e ka cilësuar manjatin, budalla, përcarës dhe të gabuar sidomos për qëndrimet e tij ndaj muslimanëve.

“Mesa duket nuk do të kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Ku i dihet. Unë dua që gjërat të shkojnë mirë por nuk shoh të njëjtën gjë nga pala tjetër. Kritikat e Cameron mund të ndikojnë marrëdhëniet me Londrën.” u shpreh Trump gjatë një interviste .

“Unë nuk jam budalla, ok! Unë mund t’ju them se jam krejt e kundërta. Së dyti unë nuk jam përcarës. Por jam unifikues, jo si presidenti aktual” shtoi manjati.

Gjatë intervistës kandidati republikan u shpreh se nëse Britani del jashtë BE-së kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet tregtare dypalëshe, sigurisht nëse ai do të zgjedhjet president në zgjedhjet e 8 nëntorit.

Ndërsa sa i përket cështjes së emigrantëve ai u shpreh se refugjatët që vijnë nga zonat e luftës do të kryejnë atentate në SHBA të ngjashme me 11 shtatorin.

I ndodhur çdo ditë në qendër të vëmendjes Trump është kritikuar edhe nga presidenti Obama i cili së fundmi u shpreh se injoranca nuk është virtyt.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar