Trump i përgjigjet Phenianit: Të
gjitha opsionet janë në tryezë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se "të gjitha opsionet janë në tryezë", duke iu përgjigjur provës së fundit me raketë të ndërmarrë të martën në mëngjes nga Koreja e Veriut.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se "të gjitha opsionet janë në tryezë", duke iu përgjigjur provës së fundit me raketë të ndërmarrë të martën në mëngjes nga Koreja e Veriut.
Në një deklaratë të bërë sot, Presidenti Trump tha se "Bota e mori të qartë mesazhin e fundit të Koresë së Veriut: ky regjim sinjalizoi përbuzjen për fqinjët e tij, për të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara dhe për standardet minimale të sjelljes së pranueshme ndërkombëtare."
Presidenti Trump tha se "veprimet kërcënuese dhe destabilizuese vetëm rrisin izolimin e regjimit të Koresë së Veriut në rajon dhe mes të gjitha vendeve të botës."
Raketa e lëshuar nga Koreja e Veriut fluturoi mbi Japoni dhe ra në Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar alarm mes zyrtarëve qeveritarë në Tokio dhe duke rritur ndjeshëm shqetësimet diplomatike rreth krizës mbi programin ushtarak të Phenianit.
Zyrtarët ushtarakë japonezë, koreano-jugorë dhe amerikanë thanë se po studionin të dhënat rreth lëshimit dhe trajektores.
Pika e lëshimit ishte pranë Phenianit, kryeqytetit të Koresë së Veriut. Raketa ra në det në lindje të ishullit Hokaido.
Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Rob Manning, tha se një vlerësim i hollësishëm i lëshimit nga Koreja e Veriut është në proces, por shtoi se zyrtarët e SHBA kishin konfirmuar se raketa "nuk përbënte kërcënim për Amerikën e Veriut".
Autoritetet thanë se raketa shpërtheu gjatë fluturimit dhe ra në oqean në tre pjesë.VOA
OKB mblidhet urgjentishtNdërkohë Këshilli i Sigurimit i OKB-së njoftoi një mbledhje urgjente në përgjigje të episodit të rrezikshëm. Australia dhe Tajvani e dënuan me forcë veprimin provokues, ndërsa avionët e Seulit simuluan bombardime në kufi.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.5%
-
Pak
40.6%
-
Aspak
32.9%
Vota total: 1782
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krasniqi shkon në çerekfinale në Olimpiadën e Parisit
28 Korrik, 12:02
-
Kongresi i PS, Dhuka: Qëllim anëtarësimi në BE brenda 2030, të thellojmë progresin e reformës në drejtësi dhe luftën antikorrupsion
28 Korrik, 11:47
-
Ministrat prezantojnë arritjet e objektivat: Na duhet mandati i katërt! Duam të bëjmë Shqipërinë kampione e Ballkanit! Reformë pensioneve, në 2030 asnjë pension nën 150 euro
28 Korrik, 11:36
-
Plagosi 3 ditë më parë djalin e tij, Gjykata e Korçës lë në burg 83-vjeçarin
28 Korrik, 11:27
-
Asgjësohen 8602 bimë kanabisi në Vaun e dejës, kontrolle me helikopter nga ajri
28 Korrik, 11:15
-
Kongresi i PS, Rama mbërrin i vetëm me dosje në dorë
28 Korrik, 11:10
-
Ra nga Maja e Thatë, del FOTO, kush është i riu nga Kosova që humbi jetën në Tropojë
28 Korrik, 10:56
-
Dha dorëheqjen si kryetare e Kuvendit, Nikolla në Kongresin e PS! ‘Shmang’ mediat
28 Korrik, 10:50
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë prej 4 ditësh në flakë, tymi mbulon zonën (VIDEO)
28 Korrik, 10:47
-
Ministrat mbërrijnë në Kongresin e PS
28 Korrik, 10:40
-
VIDEO/ Ilir Meta ia fut vrapit nga Qafë Shtama: Oksigjen mbretëror
28 Korrik, 10:27
-
Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’ (VIDEO)
28 Korrik, 10:11