Pavarësisht deklaratave të Donald Trump për refugjatët të konsideruara të ashpra, profesori dhe autori amerikan Lew Rockwell, shprehet se kandidati më i rrezikshëm për presidenti në SHBA nga pikëpamja e qasjes ndaj luftës, është Hilary Clinton.

Që prej ndërhyrjes së NATO-s në Libi për të rrëzuar Muamar Gadafin në vitin 2011, vendi ka vuajtur një paqëndrueshmëri dhe kaos politik, raporton Russia Today. Asokohe, Hilary Clinton mbante pozicionin e sekretares amerikane të shtetit.

Gjatë një interviste për RT, Rockwell shprehet se “Hilary Clinton  promovoi shkatërrimin e Libisë, vrasjen e Gadafit, dhe vrasjen e mijëra njerëz në Libi, duke iu dërguar të gjitha llojet e armëve të tmerrshme me miratimin e SHBA-ve, të ashtuquajturëve rebelëve sirianë, për të vrarë njerëz atje".

"Ky ishte një akt kriminal dhe perandorak”,
u shpreh ai.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)