Ditën e djeshme u përfol se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ishte shtruar në spital.

Sipas ‘thashethemeve’ që qarkullojnë në mediat sociale, presidenti amerikan u shtrua në Spitalin Ushtarak Walter Reed në Bethesda, Maryland.

Por Shtëpia e Bardhë i mohoi zyrtarisht këto lajme, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të pabazuara.

Po ashtu mediat amerikane bëjnë të ditur se helikopteri presidencial nuk u pa në spital mbrëmë.

Dhe marinsat që qëndrojnë roje jashtë Zyrës Ovale, në kopsht, kur Presidenti është në punë, ishin në vendin e tyre.

Vetë Trump kishte postuar më herët sondazhe në favor të tij në Truth Social dhe një video tjetër të bombave amerikane që binin mbi Iranin.


Lajmi kryesor:

Lufta në Iran/ Irani dhe Omani bisedime për hapjen e Hormuzit! SHBA-të gjejnë pilotin e zhdukur, pas rrëzimit të F-15!