Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër 35 individëve dhe entiteteve për rolin e tyre në sektorin bankar paralel të Iranit dhe kanë kërcënuar masa kundër bankave që mbajnë marrëdhënie tregtare me rafineritë kineze që paguajnë tarifa që dërgesat të mund të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Departamenti i Thesarit sqaron se individët dhe kompanitë e goditura “kanë lehtësuar lëvizjen e shumave që arrijnë në dhjetëra miliarda dollarë, të lidhura me shmangien e sanksioneve dhe sponsorizimin e terrorizmit nga Irani”.

Donald Trump, në fjalimin e tij gjatë darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Mbretit Charles III në vizitë në SHBA, tha se Shtetet e Bashkuara e kanë “mposhtur ushtarakisht” Iranin.

“Ne e kemi mposhtur ushtarakisht këtë kundërshtar dhe nuk do të lejojmë kurrë që të zotërojë një armë bërthamore, Charles është dakord me mua”, tha Trump.

Presidenti amerikan shtoi se SHBA-të dhe Britania e Madhe kanë luftuar krah për krah, “krenarë dhe triumfues, kundër forcave të komunizmit, fashizmit dhe tiranisë”.

Irani pritet të paraqesë një propozim të rishikuar për përfundimin e luftës te ndërmjetësit në Pakistan në ditët në vijim, pasi Trump tha se nuk do ta pranonte versionin e mëparshëm.

Pavarësisht armëpushimit, sulmet izraelite kanë shkaktuar të paktën tetë viktima në Libanin jugor, sipas autoriteteve dhe mediave vendase.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:47
Me automatik në dorë, Trump poston foton me inteligjencë artificiale: Irani duhet të marrë masa

Donald Trump e ka sulmuar përsëri Iranin në një postim në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar një foto të tijën me inteligjencë artificiale, me automatik në dorë presidenti amerikan thekson se Irani duhet të marrë masa.

“Irani nuk po arrin të marrë veten. Nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të bëhen të marrin sa më shpejt!”, shkruan Trump, teksa mbi foton e publikuar shkruhet ‘Jo më z. djali i mirë'.

Ora 09:40
Von der Leyen: Lufta në Iran po i kushton BE-së 500 milionë euro energji në ditë

Foto: Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se lufta në Iran po i kushton BE-së 500 milionë euro energji në ditë

"Në vetëm 60 ditë konflikti" në Lindjen e Mesme, "shpenzimet tona për importet e lëndëve djegëse fosile janë rritur me mbi 27 miliardë euro. Po humbasim pothuajse 500 milionë euro në ditë. Rruga përpara është e qartë: duhet të zvogëlojmë varësinë tonë të tepërt nga lëndët djegëse fosile të importuara dhe të rrisim prodhimin tonë vendas të energjisë së pastër dhe të përballueshme. Parlamentit Evropian.

Ndër të tjera ajo shtoi se pasojat e luftës në Iran mund të ndihen për muaj dhe vite me radhë,

"Ekziston një realitet i ashpër me të cilin të gjithë duhet të përballemi: pasojat" e konfliktit në Iran "mund të ndihen për muaj ose edhe vite që do të vijnë", tha Presidentja e Komisionit Evropian.