Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Irani ka pranuar plotësisht inspektimet bërthamore të nivelit të lartë, për një periudhë të përhershme.

"Irani i ka pranuar plotësisht inspektimet bërthamore të nivelit të lartë për një periudhë të gjatë (të pafundme!!!). Kjo do të sigurojë 'ndershmërinë bërthamore'. Nëse nuk do të kishin pranuar, nuk do të kishte pasur negociata të mëtejshme! Bazuar në këtë dhe në lëshime të tjera të rëndësishme të bëra nga Irani, unë kam rënë dakord ta lë Ngushticën e Hormuzit TË HAPUR, pa një bllokadë të mëtejshme detare. Megjithatë, të gjitha anijet do të mbeten në pozicion nëse do të jetë e nevojshme të rivendoset bllokada, e cila, në këtë pikë, duket shumë e pamundur", shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth Social.

Megjithatë, më herët këtë mëngjes, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane deklaroi se "IAEA nuk ka plane për të inspektuar objektet bërthamore iraniane të dëmtuara gjatë armiqësive."


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Irani pranoi inspektimet nga IAEA-s të objekteve bërthamore! Teherani: Asnjë marrëveshje e re