Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara "duhet t'i përgjigjen" rrëzimit nga Irani të një helikopteri Apache, i cili ishte në një mision patrullimi në Ngushticën e Hormuzit.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump tha se

"Sapo u informova nga ushtria jonë e shkëlqyer se mbrëmë iranianët qëlluan një nga helikopterët tanë shumë të sofistikuar Apache, ndërsa po patrullonte Ngushticën e Hormuzit", njoftoi presidenti i SHBA-së, duke theksuar se dy pilotët që ishin në bord, të dy kanë dalë "të sigurt dhe të padëmtuar".

"Megjithatë, Shtetet e Bashkuara duhet t'i përgjigjen këtij sulmi", shtoi Trump.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Helikopteri amerikan u rrëzua nga Irani pranë Hormuzit, ne do të kundërpërgjigjemi! Izraeli vazhdon bombardimet në Liban