Presidenti Donald Trump vijon të refuzojë përfundimet e shërbimeve inteligjence sipas të cilave Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.  

Madje në një postim në rrjetin social tëitter ai shprehet se shërbimet e inteligjencës i kanë vonuar raportin mbi pretendimet e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale.

“Mbase duhet më shumë kohë për të parashtruar rastin. Shumë e çuditshme kjo”, shkruan manjati i cili edhe më parë i ka konsideruar qëndrimet e CIA  si qesharake.

Nga ana tjetër edhe një herë themeluesi i Wikileaks Julian Assange është shprehur se Rusia nuk është burimi i emaileve të partisë demokratike, një deklaratë e cila mbështetet fuqishëm nga manjati.

Pak kohë më parë shërbimet e inteligjencës deklaruan se në zgjedhjet presidenciale hackerat rusë kishin patur ndikimin e  tyre madje kishte gisht dhe vetë presidenti rus Vladimir Putin.

Një deklaratë e tillë solli reagimin e presidentit Obama dhe administratës së tij të cilët ndërmorën veprime konkrete duke dëbuar nga SHBA edhe 35 diplomatë rusë të akzuar si spiunë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com