Trump: Ja ku e keni hartën e Sirisë, plotësisht e çliruar nga ISIS

Trump: Ja ku e keni hartën e Sirisë, plotësisht e çliruar nga ISIS

Donald Trump

Kreu i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shpreh gjatë një konference se Forcat Demokratike Siriane në bashkëpunim me ShBA-në kanë mundur që ta largojnë plotësisht grupin militant Shteti Islamik (IS) më parë i quajtur ISIS edhe nga territori i fundit që e kontrollonte në Siri.

Ai gjithashtu me një hartë në dorë bëri krahasimin para se tëvinte ai në pushtet dhe pas ardhjes së tij në pushtet ku tregoi sa shumë territore ishin në dorën e IS para se të vinte ai në pushtet. “Ja ku e keni hartën. Urime”, tha Trump para gazetarëve.

Forcat Demokratike Siriane (SDF) janë përleshur gjatë ditës së enjte me militantët e fshehur në rajonin Baghouz. Forcat siriane janë mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet në Shtëpinë e Bardhë iu shprhën publlikut dhe gazetarëve se tashmë grupi militant nuk mban më asnjë territor nën kontroll në Siri.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0