Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte “i lumtur” që Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle ishin larguar nga SHBA dhe ishin kthyer në Britani, duke thënë se ndoshta nuk do t’i mirëpriste ata përsëri.

Kur u pyet nga gazetarët për çështjen e “vizitorëve të huaj” dhe kthimin e çiftit në Britani, presidenti i SHBA-së tha se ishte “i lumtur” për këtë.

“Shikoni, unë nuk isha një fans i tyre. Kisha një marrëdhënie shumë të mirë me Mbretëreshën Elizabeth dhe Mbretin Charles, e njihja si princ dhe tani si mbret, e kam njohur prej kohësh. Ai është një person i mrekullueshëm dhe mendoj se ata ishin shumë të pa respekt ndaj familjes mbretërore. Nuk më pëlqeu mënyra se si vepruan”, tha presidenti amerikan.

“Mendoj se ishte mungesë respekti ndaj mbretëreshës, mbretit… Nuk e di, ndoshta unë jam ndryshe, unë, sinqerisht, nëse do të isha familja mbretërore, nuk do t’i pranoja ata përsëri”, përfundoi Trump.

Princ Harry dhe Meghan Markle u rikthyen në Britani në fund të gushtit me dy fëmijët e tyre, pas gjashtë vitesh jetesë në Kaliforni. Megjithatë, rikthimi nuk do të thotë një rikthim në rolet mbretërore për Meghan dhe Harry-n. Ata do të jetojnë një rezidencë private, jo-mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar.