Trump: Janë njerëzit që tërheqin këmbëzën e armës. Na nevojiten më shumë spitale psikiatrik

Trump: Janë njerëzit që tërheqin këmbëzën e armës. Na nevojiten më shumë spitale psikiatrik

Pas ngjarjeve të ditëve të fundit në SHBA ku prej armëve kanë gjetur vdekjen dhjetra njerez të pafajshëm, ka ardhur dhe reagimi i Presidentit Amerikan Donald Trump.

Gjatë një tubimi në New Hampshire, Trump tha se "Ne jemi duke punuar shumë për të hequr armët nga duart e njerëzve të çmendur dhe të sëmurët mendorë. Nuk janë armët që tërheqin këmbëzën por janë njerëzit që kanë armë”.

Trump nuk harroi të sulmojë dhe paraardhësin e tij teksa tha se “Vite më parë, shumë shtete për arsye buxhetore, mbyllën mjaftë qëndra riedukimi dhe spitale psikiatrik, duke i hedhur në rrugë njerëzit problematikë. Detyra jonë sot është të largojmë njerëzit e sëmurë mendorë nga rruga duke i drejtuar ata drejt qëndrave spitalore”.

Edhe në New Hampshire Presidenti amerikan i qëndroi besnik bindjes së tij për ligjin e armëve, duke theksuar se është e rëndësishme "që t'i qëndrojë besnik “Amandamentit të Dytë" i cili përcakton të drejtën e qytetarëve amerikanë të posedojnë armë zjarri.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasanasi: 16/08/2019 23:22

    Te psiqatria e Elbasanit vendin e pare e mbajnë beratasit pastaj lebrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki