Pas shpalljes së kandidaturës së tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Joe Biden është shënjestruar shpesh nga Presidenti në detyrë Donald Trump.
Ndërsa i uronte në Twitter mirëseardhjen në garë duke e ironizuar me fjalët “Sleepy Joe”, Trump vuri në dyshim aftësitë mendore të kundërshtarit të tij të mundshëm për Shtëpinë e Bardhë.
Por duket se sulmet e Trump kanë rritur frekuencë.
Në postimin më të fundit në Twitter, Trump shkruan, "Joe Biden është një projekt riciklimi. Por disa gjëra nuk janë të riciklueshme. Kina dhe disa vende që na kanë mashtruar prej vitesh janë duke u lutur për të. Ai e ka braktisur ushtrinë tonë, policinë tonë dhe shëndetësinë tonë. Ai I shtoi borxhet më shumë se të gjithë presidentët e tjerë amerikanë së bashku. Ai nuk do të fitojë! "