Trump kërkon miratimin e dënimit
me vdekje për trafikantët e drogës

Trump kërkon miratimin e dënimit<br />me vdekje për trafikantët e drogës<br>
Trump bëri thirrje për miratimin me vdekje për tregtarët e drogës, gjatë një tubimi në Pensilvani, me qëllim përkrahjen e një kandidati të partisë Republikane, (GOP) për në Kongresin amerikan.

Gjatë fushatës në këtë distrikt konservator perëndimor të Pensilvanisë, Presidenti gjithashtu u përqëndrua në një listë me tema të tjera, përfshirë Korenë e Veriut, keqardhjen e tij për mediat dhe fitoren e tij në zgjedhje 16 muaj më parë.

Trump tha se lejimi i prokurorëve për të kërkuar dënimin me vdekje për tregtarët e drogës, një ide, siç tha ai që e mori nga Presidenti kinez Xi Jinping, është "një diskutim për të cilin duhet të fillojmë të mendojmë. Unë nuk e di nëse vendi është gati për të ".

“A mendoni se tregtarët e drogës që vrasin me qindra njerëz gjatë jetës së tyre, a mendoni  që ata vrasin mendjen se kush është në Komitetin e ‘Fjongos Blu’?” tha Trump.

“E vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e drogës është përmes rezistencës. Kur ju kapni një tregtar droge, ju duhet t´a largoni për një kohë të gjatë”.

Kjo nuk është hera e parë që Trump sugjeron ekzekutimin e tregtarëve të grogës. Me herët gjatë këtij muaji, ai e përshkroi atë si një mënyrë për të luftuar epideminë e opiumit.

Të premten, The Washington Post raportoi që administrate e Trump po konsideron ndryshimet në politika për të lejuar hetuesit të kërkojnë dënimin me vdekje.

Por të shtunën, thirrja e tij per te ekzekutuar tregtaret e drogës mori disa nga brohoritjet me entuziaste të natës. Ndërsa Trump fliste mbi çështjet në Kinë apo Singapor, dhjetëra njerëz tundnin kokën në shenjë miratimi.

Ne e duam Trump, brohoriti një burrë. Ndërsa një grua thirri: Kalojeni atë!

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë