1760725766_donaldtrump.webp

Presidenti i SHBA, Donald Trump përjashtoi mundësinë e një takimi trepalësh me Volodymyr Zelenskun dhe Vladimir Putinin. 

 "Takime të ndara, jo takime trepalëshe, me Putinin dhe Zelenskyn. Ka një marrëdhënie të keqe midis të dyve.", tha Trump. 

Ai komentoi edhe mundësinë e dhënies Kievit të raketave Tomahaëk, që sipas tij, do të përbënin një përshkallëzim. 

“Dhënia e Tomahawk-ëve Kievit do të ishte një përshkallëzim, por do të flasim për këtë. Shpresojmë që ato nuk do të nevojiten deri në fund të luftës. Do të diskutojmë mundësinë e sulmeve në tokën ruse”, tha Trump.

Sipas tij, edhe Putin dëshiron t'i japë fund luftës.

“Putini dëshiron që lufta të mbarojë, ndoshta dëshiron të humbasë kohë. India nuk do të blejë më naftë ruse”, tha Trump.

Megjithatë, presidenti i SHBA u shpreh optimist teksa tha se ka shumë mundësi që lufta në Ukrainë të ndalet së shpejti.

"Mendoj se kemi një shans shumë të mirë për ta përfunduar luftën në Ukrainë shpejt, përpara se të takohem me Xi pas dy javësh", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Trump pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, presidenti ukrainas: Putin s'do paqe, me ndihmën tuaj t'i japim fund luftës! Lideri i SHBA: Duam të ndodhë pa raketat Tomahawk