Trump këmbëngul në ambiciet territoriale, publikon hartën ku Kanadaja është pjesë e SHBA-së

Trump këmbëngul në ambiciet territoriale, publikon hartën ku Kanadaja është pjesë e SHBA-së

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump

SHBA - Ideja e një zgjerimi shumë të madh territorial të Shteteve të Bashkuara vijon të promovohet në çdo rast nga Donald Trump, i cili së fundmi publikoi në rrjetet sociale një hartë që tregon të gjithë Kanadanë si pjesë e vendit të tij.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së e bëri këtë veprim pasi më parë bëri kërcënime ekonomike kundër Otavës në një konferencë shtypi. Në veçanti, duke folur me gazetarët dje mes tranzicionit politik pasi kryeministri Justin Trudeau njoftoi  të hënën se po jepte dorëheqjen, Trump përjashtoi dërgimin e trupave në vendin fqinj. Por ai kërcënoi se do të përdorte "fuqinë ekonomike" ndërsa shpjegoi se është në interesin e SHBA-së që ta bëjnë Kanadanë "shtetin e 51-të të saj".

“Do të ishte me të vërtetë e rëndësishme që të hiqet qafe kjo vijë e tërhequr artificialisht,” tha ai, duke iu referuar kufirit SHBA-Kanada, përpara se të detajojë ankesat e tij kundër fqinjit të madh në veri, të cilin ai e akuzon se ka përfituar pa pagesë nga mbrojtja ushtarake amerikane.

"Asnjë në një milion"

"Nuk ka asnjë shans një në një milion që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara," sqaroi Trudeau dje në një postim në Platformën X. "Punëtorët dhe komunitetet në të dy vendet tona përfitojnë nga të qenit një nga partnerër tregtar më të mëdhenj”.

Nga ana e saj, Ministrja e Jashtme e Kanadasë Melanie Jolie vuri në dukje në postimin e saj se "Komentet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump tregojnë një mungesë të plotë të të kuptuarit të asaj që e bën Kanadanë një vend të fortë". “Ne kurrë nuk do të dorëzohemi para kërcënimeve”, theksoi Jolie.

Në një deklaratë të lëshuar dje nga Shtëpia e Bardhë, me një ton shumë të ndryshëm nga retorika e Trump, thuhet se presidenti amerikan në largim, Joe Biden, ka folur me Trudeau dhe ka shprehur vlerësimin e tij, pas njoftimit të liderit kanadez të hënën se do të japë dorëheqjen.

“Gjatë dekadës së fundit, Kryeministri Trudeau ka udhëhequr me vendosmëri, optimizëm dhe vizion strategjik. Aleanca SHBA-Kanada është më e fortë për shkak të tij. Si populli amerikan ashtu edhe ai kanadez janë më të sigurt për shkak të tij. Dhe bota është një vend më i mirë për shkak të tij”, shkroi Biden në deklaratën e tij.

Reagime ndaj deklaratave për Grenlandën dhe Panamanë

Duke iu referuar konferencës së djeshme për shtyp, refuzimi i Trump për të përjashtuar mundësinë e aksionit ushtarak në Kanalin e Panamasë dhe Grenlandën shkaktoi një bujë të veçantë.

Lidhur me boshtin detar shumë strategjik të Amerikës Qendrore dhe territorin e gjerë të Arktikut, Donald Trump i konsideroi të dyja si "shumë të rëndësishme për sigurinë ekonomike" të Shteteve të Bashkuara.

"Unë nuk mund t'ju siguroj për asnjërën," tha presidenti i zgjedhur në mënyrë specifike kur u pyet për përdorimin e mundshëm të forcës për të aneksuar Kanalin e Panamasë dhe Grenlandën.

“Kina është ajo që menaxhon” Kanalin e Panamasë, siguroi miliarderi 78-vjeçar republikan, i cili do të betohet më 20 janar , duke iu referuar kësaj arterie detare që i përket shtetit sovran të Panamasë.

Sa i përket Grenlandës, ai siguroi se marrja e kontrollit të saj ishte një çështje e "sigurisë kombëtare", duke përmendur lëvizjet e anijeve ruse dhe kineze dhe kërcënoi Danimarkën me tarifa "shumë të larta" doganore nëse nuk largohej nga territori autonom.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 08/01/2025 11:47

    Aman ore pse nuk i shkon mendja te Shqipëria që ta bëjë shtetin 51 të SHBA.. Sigurisht nuk krahasohet me Kanadanë apo Groenlandën, por nuk është pa gjë Shqipëria. Më beso që të dyja palët do ishin të kënaqura. Sidomos vetë shqiptarët.

    Përgjigju
    • Toni: 08/01/2025 16:08

      Shqiprin nuk e merr asnje shtet o shok sa te jen kto halet politikanet tone ne qeveri , se shqiprin e dun si shtet mbeturinash ne europ , imagjino edhe tajlanda nae futi na ktheu mbeturinat e gjith europes than te shipris .

    • Lui: 08/01/2025 14:33

      Lui kujdes Lei, te une nuk ka cfare te kapi. Max noc rrokun kap te une. Po ty pse te dogji?! Apo ngaqe kishe frike per shtepine tende ti e the si me spond..?!

    • Fshati: 08/01/2025 13:49

      Jemi patriote në or djalë, kurrë nuk e shesim pavarësinë e Shqipërisë. Edhe unë jame i sigurte se Rama, Meta, Berisha ja të të njëjtit mendim.

    • Lui kujdes Lei: 08/01/2025 12:49

      Jepi adresen e shpise tende se e di vete çfare kap ai.

  • Hasan Pordha: 08/01/2025 09:05

    Trampi si Putini qe thote qe Ukraina eshte toke ruse edhe ai thote qe Kanadaja esbte pjese e SHBA?!

    Përgjigju
  • Zenel Neli: 08/01/2025 08:30

    Trapi ēshtē komplet IDJOT ky kujton se ēshtē zoti mbi Tok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!

Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!