Predisenti SHBA-së Donald Trump konfirmoi sot se është planifikuar data dhe vendi për takimin historik me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.
"Tashmë kemi një datë dhe një vend", u tha zoti Trump gazetarëve përpara Shtëpisë së Bardhë, ndërsa po nisej për në qytetin jugor të Dallasit, në Teksas. Ai shtoi se detajet e takimit historik do të shpallen së shpejti, raporton VoA.
Presidenti Trump theksoi se Uashingtoni dhe Pheniani janë në bisedime të vazhdueshme dhe domethënëse si dhe akne ndodhur zhvillime për çështjen e pengjeve të burgosur disa ditë më parë nga Koreja e Veriut.
Ndonëse, data dhe vendi i takimit janë vendosur ato nuk janë bërë publike edhe pse ky takim pritet të jetë me shumë interes në arenën ndërkombëtare.