Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë tarifa të reja doganore ndaj Kanadasë, pasi zjarret e rëna aty shkaktuan një ndotje të madhe në disa zona të SHBA-së.
Paralajmërimi vjen pas ankesave të ligjvënësve amerikanë për zjarret në pyje dhe kërkesave të kryeministrit të Ontarios, Doug Ford, nga SHBA-të për të dërguar mbështetje për të luftuar zjarret, në vend që të ankohen.
“Shtetet e Bashkuara po pushtohen pa nevojë nga ajri i ndotur dhe i pashëndetshëm”, tha Trump, duke kërcënuar të vendosë taksa të reja doganore për shkak të “neglizhencës së qëllimshme” të Kanadasë.
Sipas Sistemit Kanadez të Informacionit për Zjarret, që nga e premtja, kishte rreth 888 zjarre aktive Kanada - shumica jashtë kontrollit.
Republikanët e tjerë e kanë përdorur këtë çështje për të ripërtërirë thirrjen e Trump për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të SHBA-së, një mendim kanadezëve nuk i ka pëlqyer dhe i ka bërë të ndalojnë udhëtimet drejt fqinjit të tyre në shenjë proteste, shkruan BBC.
“Kanadaja ka punuar për të parandaluar zjarret dhe ka investuar rreth 12 miliardë dollarë kanadezë”, tha deputetja Eleanor Olszewski në deklaratë.
"Kjo është një sfidë që nuk njeh kufij dhe Kanadaja po punon me shpejtësi, bashkëpunim dhe koordinim për të mbajtur njerëzit të sigurt", shtoi ajo.
Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kanadasë kanë qenë të tensionuara herë pas here, kryesisht për shkak të tregtisë. Vitin e kaluar, Trump vendosi tarifa doganore ndaj Kanadasë - një vend që kishte gëzuar dekada të tregtisë së lirë me SHBA-në - dhe të dy vendet ende nuk kanë arritur një marrëveshje tregtare.
Komente








