Trump kërkon 20 milionë dollarë
nga aktorja e filmave pornografike
20 milionë dollarë është shifra që presidenti amerikan, Donald Trump, kërkon si dëmshpërblim nga aktorja e filmave pornografikë, Stormy Danniels. Arsyeja është sepse aktorja nuk ka respektuar marrëveshjen për të mos treguar rreth marrëdhënieve intime me presidentin.
20 milionë dollarë është shifra që presidenti amerikan, Donald Trump, kërkon si dëmshpërblim nga aktorja e filmave pornografikë, Stormy Danniels. Arsyeja është sepse aktorja nuk ka respektuar marrëveshjen për të mos treguar rreth marrëdhënieve intime me presidentin.
Michael Cohen , avokati i Donald Trump, deklaroi se aktorja e filmave pornografike, Stormy Daniels, nuk ka respektuar marrëveshjen për të heshtur, duke e shkelur atë 20 herë dhe për këtë arsye presidenti amerikan ka të drejtë t’i kërkojë një dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.
Kohen gjithashtu ka kërkuar që seanca e gjyqit të jetë private dhe pa praninë e gazetarëve.
Mediat amerikane raportojnë se do të ketë më shumë informacione rreth kësaj çështjeje në fund të muajit, kur aktorja do të japë një intervistë të gjatë. Kjo e fundit ka akuzuar kreun e Shtëpisë së Bardhë se nuk ka firmosur marrëveshjen prej 130 mijë dollarësh dhe për këtë arsye ajo nuk ka qenë asnjëherë e vlefshme.
Avokati i aktores konfirmoi se janë dhe gjashtë gra të tjera, të cilat kanë firmosur një marrëveshje të tillë, për të heshtur rreth marrëdhënieve seksuale që kanë pasur me presidentin amerikan.
Marrëdhënia me Stormy Daniels daton vetëm një vit pas martesës së Trump me Melani dhe pak muaj pas lindjes së djalit të tyre Baron. Avokati i aktores pretendon se klientja e tij është kërcënuar dhe fizikisht në rast se do të komentojë në media marrëdhënien e saj me Trump.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5486
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Qarkullonin me armë në makinë të cilën do e shisnin, arrestohen 2 persona! Njëri kundërshtoi me dhunë efektivët dhe tentoi të largohet (EMRAT+VIDEO)
19 Shkurt, 08:37
-
Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit
19 Shkurt, 08:32
-
Veton Surroi: Kronikë e politikave të shpallura të Trump
19 Shkurt, 08:29
-
SHBA/ Trump lavdëron Muskun për reduktimin e shpenzimeve qeveritare: Elon dëshiron ta shohë vendin të ecë përpara
19 Shkurt, 08:23
-
E përditshmja britanike 'Independent': Shqipëria ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025
19 Shkurt, 08:13
-
Radosław Sikorski: Rruga drej mirëqenies
19 Shkurt, 08:11
-
Në planin romantik do jetë momenti i duhur për të sqaruar çdo keqkuptim, horoskopi për sot
19 Shkurt, 08:10
-
Papa Francesku ‘ka pneumoni bilaterale’! Mjekët e spitalit Gemelli zbulojnë gjendjen shëndetësore të atit të shenjtë: Është e ndërlikuar
19 Shkurt, 07:54
-
Punësimet e të huajve, nuk do tatohen agjencitë për shtetet me marrëveshje të taksimit të dyfishtë
19 Shkurt, 07:43
-
Trump i drejtohet Zelenskyt: Dëshiron një vend në negociatat me Rusinë? Shko në zgjedhje
19 Shkurt, 07:32
-
Moti për sot/ Mbizotërojnë kthjellimet, por zbresin temperaturat
19 Shkurt, 07:17
-
Hamasi premton lirimin këtë javë të 6 pengjeve, e dorëzimin e 4 trupave të pajetë
19 Shkurt, 07:10