Trump kërkon dorëheqjen e ligjvënësit demokrat Adam Schiff : Ka mashtruar publikun dhe Kongresin

Trump kërkon dorëheqjen e ligjvënësit demokrat Adam Schiff : Ka mashtruar publikun dhe Kongresin

Debatet rreth ankesës së një informatori mbi bisedën telefonike të Presidentit Donald Trump me homologun e tij të Ukrainës, kanë marrë një zhvillim të ri me kërkesën e zotit Trump për dorëheqjen e një ligjvënësi kyç të lidhur me këtë çështje.

Donald Trump pretendon se Adam Schiff, kryetari demokrat i komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, i kishte keqintepretuar fjalët e tij gjatë një seance të Kongresit të enjten.

Zhvillimet pasojnë ankesën e një informatori që pretendon se zoti Trump i kishte kërkuar ndihmë Presidentit të ri të Ukrainës gjatë bisedës telefonike më 25 korrik për të kërkuar informacion inkriminues për ish-nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij Hunter. Informacioni do të dëmtonte potencialisht të ardhmen e zotin Biden për t’u bërë kandidati zyrtar i demokratëve për të sfiduar zotin Trump në vitin 2020.

Trump bëri thirrje të premten për dorëheqjen e zotit Schiff, të cilin e akuzon për keqintepretimin gjatë një seance të ditës së enjte të arsyeve mbi vonesën e administratës në paraqitjen e ankesës së informatorit, Kongresit.

Ai gjoja po lexonte variantin e saktë të zbardhur të bisedës, por ai i ndryshoi tërësish fjalët në mënyrë që të tingëllonte si diçka e tmerrshme dhe që unë të dukesha fajtor", shkruante presidenti Trump në një postim në Twitter.

"Ndaj Adam Schiff gënjeu Kongresin dhe u përpoq të mashtrojë publikun. Bëj thirrje që ai të japë dorëheqjen menjëherë bazuar në këtë mashtrim!", shkruan  Trump.

Në fjalën e hapjes gjatë seancës të së enjtes zoti Schiff tha se ankesa është "prova më e gjallë që Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shkelur betimin e bërë për pozitën që mban".

Schiff tha se ndërsa Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u përpoq ta bëjë për vete Trump gjatë bisedës telefonike, përgjigja e presidentit siç tha ai "ishte si përgjigjja e një organizate klasike të krimit të organizuar" duke vazhduar më tej me interpretimin e tij të fjalëve që kishte thënë zoti Trump gjatë bisedës.

Në një intervistë të premten për rrjetin televiziv MSNBC Pelosi tha se Barr, zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit në vend "është një mashtrues" lidhur me mënyrën se si e kishte trajtuar ankesën.

Në një dokument të publikuar këtë javë nga Shtëpia e Bardhë me bisedën e zbardhur mes dy presidentëve shkruhet se zoti Trump i kishte kërkuar Presidentit Volodymyr Zelenskiy që të punojë me zotin Barr dhe avokatin e tij personal Rudy Giuliani për të hetuar zotin Biden dhe djalin e tij.

Pelosi akuzoi  Barr se ishte pjesë e një "fshehjeje" të telefonatës bashkë me Shtëpinë së Bardhë. "Mendoj se ajo që ata po bëjnë është mbulimi i asaj çka fshehën", tha Pelosi.

Të enjten, përpara se të largohej nga Nju Jorku ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump u tha disa anëtarëve të stafit amerikan në OKB se ai kërkon të dijë se kush ia dha informacionin informatorit.

Trump tha se kushdo që e ka bërë këtë "ishte pothuaj një spiun" dhe se "në kohërat e vjetra spiunët trajtoheshin ndryshe" siç shkruante gazeta The New York Times.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën