Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, kërkon që pjesëtarë të familjes së tij të kenë akses në informacionet sekrete.
Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti televiziv amerikan, CBS, ku Trump dha intervistën e parë si President menjëherë pas zgjedhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë të martën e një jave më parë.
Mediat amerikane thonë se ky do të ishte një vendim i pazakontë dhe i paparë ndonjëherë. Kjo do të thotë se individë jo-politikë dhe të pazgjedhur do të kenë akses në informacionet sekrete.
Një e katërta e ekipit të tranzicionit të Donald Trump janë anëtarë të familjes së tij
Sipas asaj që raporton CBS, referuar një burimi pranë familjes Trump, Presidenti mund të kërkojë që vajza e tij, Ivanka bashkë me bashkëshortin e saj Jared Kushner, si dhe dy djemtë Eric e Donald Jr të marrin informacionet sekrete dhe të kërkojnë informacion të klasifikuar njësoj si Presidenti.
Fëmijët e Donald Trump, bashkë me bashkëshortin e Ivankës, do të jenë pjesë e ekipit 16-anëtarësh të tranzicionit të pushtetit. Ata kanë deklaruar se nuk do të mbajnë role formale në qeveri.
Vetë Ivanka ka deklaruar për CBS News: "Unë do të jem vajza. Por unë e kam thënë edhe gjatë fushatës se unë jam shumë e pasionuar për disa çështje të caktuara. Dhe unë dua që të luftoj për ato", ka deklaruar ajo.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com