Trump: Kim Jong një "kokë e zgjuar"
Ka të bëjë me njerëz shumë të vështirë

Trump: Kim Jong një Ka të bëjë me njerëz shumë të vështirë">
Presidenti i SHBA Donald Trump, ka përshkruar udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, si një "kokë mjaft të zgjuar".

Duke folur për CBS, ai vuri në dukje se Kim Jong kishte marrë pushtetin në një moshë të re, pavarësisht se kishte të bënte me "disa njerëz shumë të ashpër".

Mes rritjes së tensioneve mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut, ai tha se ai nuk kishte idenë nëse Kim ishte i shëndetshëm.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka ekzekutuar xhaxhain i tij dy vjet pasi erdhi në pushtet dhe dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gjysëm vëllait të tij.

Presidenti Trump,i pyetur se çfarë po bën kreu i Koresë së Veriut, u përgjigj: "Njerëzit po thonë: A është ai i shëndetshëm? Unë nuk kam asnjë ide, por ai ishte një djalë i ri i 26 ose 27 vjeç, kur i vdiq i ati. Ai ka të bëjë me njerëz shumë të vështirë, në veçanti gjeneralët e tij."

"Dhe në një moshë shumë të re, ai ishte në gjendje të merrte pushtetin. Unë jam i sigurt se shumë njerëz u përpoqën ta merrnin atë pushtet, nëse ishte xhaxhai i tij apo dikush tjetër dhe ai ishte në gjendje ta merrte atë, padyshim, ai është një kokë mjaft e zgjuar ", është shprehur presidenti Trump.

Redaksia Online
Er.K./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë