Trump Kinës: Zbatoni presione të
mëtejshme ndaj Koresë së Veriut

Trump Kinës: Zbatoni presione të<br />mëtejshme ndaj Koresë së Veriut<br>
Presidenti i SHBA Donald Trump ka nisur bisedimet me udhëheqësin kinez Xi Jinping në Pekin, pas mikpritjes që iu bë atij në kryeqytetin kinez.

Trump pritet të shtrojë si çështje se si Kina mund të frenojë qëllimet bërthamore të Koresë së Veriut, një çështje që dominon turneun e tij në Azi.

SHBA dëshiron që Kina, aleati kryesor i Pyongyang, të zbatojë presione të mëtejshme, por Pekini thotë se po bën mjaftueshëm.

Krerët e dy ekonomive më të mëdha në botë pritet gjithashtu të diskutojnë deficitin e tyre tregtar.

Më herët gjatë udhëtimit në pesë shtete, Trump i kërkoi Koresë së Veriut të bëjë një marrëveshje për t'i dhënë fund programit të saj të armëve bërthamore, duke paralajmëruar gjithashtu kundër provokimit të mëtejshëm ndaj SHBA dhe botës, duke thënë: "Mos na provoni."

Ai gjithashtu i kërkoi Kinës që të ndërpresë lidhjet me Phenianin dhe përsëriti thirrjet për Pekinin që të rriste presionin. Kina pretendon se është duke bërë gjithçka që mundet dhe këmbëngul se po zbaton plotësisht sanksionet e OKB-së.

Udhëheqësi i SHBA do të takohet gjithashtu me krerët e biznesit dhe do të marrë pjesë në një darkë shtetërore më vonë të enjten.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online