”Kina më ka shkaktuar një zhgënjim të madh. Udhëheqësit tanë të pamend në të kaluarën u kanë lejuar atyre që të bëjnë tregti me qindra miliarda dollarë në vit, por ata nuk kanë bërë asgjë për ne lidhur me çështjen e Koresë së Veriut. Ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë”, shkruan presidenti amerikan në Twitter.
”Kina mund ta kishte zgjidhur me lehtësi këtë problem!”, shton ai.
Ky postim i presidentit Trump ka ardhur pas testimit të raketës balistike interkontinentale nga ana e Koresë së Veriut.ATSH
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com