Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur ligjin për krijimin e forcave hapësinore, dega e gjashtë e forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara përkrah Ushtrisë, Marinës, Forcave Ajrore, Detare dhe Rojes Bregdetare.
Nënshkrimi zyrtar i Trump I ka hapur rrugë lëvrimit të shumës prej 738 miliardë dollarëve.
“Sot hapësira është bërë një fushë beteje për mbizotërimin e saj, - tha Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Mark Esper. Ruajtja e dominimit amerikan në hapësirë tani është mision i forcave hapësinore amerikane”.
Komanda Hapësinore Amerikane ‘SpaceCom’ do ketë nën urdhëra rreth 16,000 burra dhe civilë të Forcave Ajrore.