Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar një portret të pikturuar gjatë mandatit të tij të parë që është vendosur në Kongresin e Shtetit të Kolorados - dhe ka kërkuar që guvernatori i shtetit ta heqë atë.
Portreti, i pikturuar me vaj nga artistja, Sarah Boardman dhe i zbuluar në vitin 2019, paraqet presidentin me një kostum të errët dhe kravatë të kuqe.
“Askush nuk i pëlqen një foto apo pikturë e keqe e vetes, por ajo në Kolorado, në Kapitolin e Shtetit, e vendosur nga Guvernatori, së bashku me të gjithë presidentët e tjerë, u shtrembërua qëllimisht në një nivel që edhe unë, ndoshta, nuk e kam parë kurrë më parë”, tha Trump në një postim në rrjetin e tij Truth Social.
![]()
Trump pohoi gjithashtu se artistja që krijoi veprën kishte krijuar më parë një portret të Barack Obamës, për të cilin ai tha se ishte "i mrekullueshëm", duke sugjeruar se cilësia e punës së saj ishte përkeqësuar me kalimin e kohës
“Artistja bëri edhe Presidentin Obama, dhe ai duket i mrekullueshëm, por piktura ime është vërtet më e keqja”, nënvizoi Trump.
Ai shtoi se shumë njerëz në Kolorado kishin telefonuar dhe shkruar për këtë portret të tijin, e cili duket se i zbut tiparet e presidentit.
Komente


Nuk eshte faji i piktores per pamjen,sepse ashtu je-si patate e pjekur ne fure!
Përgjigju