Trump largon nga posti Rick Perryn, figurë e rëndësishme në hetimet për dosjen 'Ukraina'

Trump largon nga posti Rick Perryn, figurë e rëndësishme në hetimet për dosjen 'Ukraina'

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se Sekretari amerikan për Energji, Rick Perry, do të largohet nga posti që mban.

Trump tha se “Ne tashmë kemi zëvendësuesin e tij. Rick ka bërë një punë fantastike. Mirëpo ishte koha”, ka thënë Trump.

Rick Perry njihet si një figurë e rëndësishme në bisedimet e Trumpit me zyrtarë të Ukrainës.

Trump ka thënë më herët se Perry e kishte shtyrë atë të realizonte telefonatën, në të cilën presidenti i ka kërkuar dhe i ka bërë presion homologut ukrainas të hetojë rivalin demokrat, Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter, i cili ka qenë në bordin e një kompanie gazi në Ukrainë.

Ky largim pason një varg ndryshimesh të figurave të larta qeveritare, që administrata amerikane ka nisur në janar të vitit 2017 gjatë presidencës së Trump.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale