Trump lëshon deklaratën 'rozë': Unë dhe Kim Jong-Un kemi rënë në dashuri

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se ka rënë në dashuri me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Jo vërtet, ai më ka shkruar letra shumë të bukura dhe ne jemi dashuruar.

Donald Trump

Këtë deklaratë e ka bërë vetë presidenti gjatë një diskutimi me mbështetës të tij në West Virginia.

Dy liderët u takuan më 12 qershor në Singapor,  si pjesë e tentativës së Trump për ta bërë regjimin koreano-verior që të hiqte dorë nga armatosja bërthamore, me të cilën kërcënonim herë pas here SHBA-të.

Unë me të vërtetë që isha i vështirë -por kështu ishte dhe ai. Pastaj ne ramë në dashuri, në rregull? Jo, se bëj shaka por ai më shkroi letra të bukura, letra të mëdha.

Donald Trump

Administrata e Trump është duke u përgatitur për një takim të dytë me liderin koreano-verior por koha dhe vendndodhja ende nuk janë vendosur.

Megjithatë pavarësisht tonit të ngrohtë të marrëdhënieve, Koreja e Veriut nuk i është përmbajtur kërkesave të SHBA-së për të siguruar një inventar të plotë të programeve të saj për çarmatimin e vendit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë