Trump:Marrëveshje më e mirë
ndryshe fund raporteve me Kubën

Trump:Marrëveshje më e mirë<br />ndryshe fund raporteve me Kubën
“Nëse Kuba nuk është e gatshme për të gjetur në marrëveshje më të mirë për popullin kubanez, për kubano-amerikanët dhe për të gjithë amerikanët unë do t’i jap fund akordit të arritur ” është ky mesazhi kërcënues që presidentit i zgjedhur Donald Trump dha në rrjetin social Tëitter.

Manjati u shpreh se do t'i jap fund marrëveshjes së arritur në 2014 e cila hapi raportet bilaterale mes dy shteteve.  Këto masa sipas tij do të ndërmerren nëse Havana nuk shprehet e gatshme për një negocim më të mir .

Një deklaratë e tillë riafirmon edhe njëherë raportet e tensionuara SHBA Kubë të cilat u bënë edhe me të dukshme pas vdekjes të ish liderit Fidel Castro të cilin Trump e cilësoi një diktator brutal .

Edhe më herët republikanët kishin kritikuar Obamën se kish bërë shumë për marrëdhëniet me Havanën, pasi në shkëmbim nuk ka marrë asgjë.

Të gjitha këto janë shenja të cilat tregojnë se raportet mes dy vendeve nuk do të jenë të njëjtat që kish administrata Obama.

I gjithë raporti i vendosur vite më parë falë edhe  ndërhyrjes së Papa Francesku  tashmë mund  jetë në pikëpyetje.

Trump zgjedh pikërisht këtë moment ndërsa shumë personalitete botërore do të marrin pjesë në ceremoninë në nder të Fidel Castro i cili humbi jetën këtë të premte.

Hiri i ish presidentit është ekspozuar në sheshin e Revolucionit. Shumë kubanez janë në pritje për të kaluar para memorialit ku është vendosur një foto e madhe bardh e zi e Castros, foto e rrethuar nga ushtarakë. Vendi ka shpallur 9 ditë zie kombëtare.
 


 
 

statusi
  (Statusi i Donald Trump)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë