Trump mban fjalim: Jeruzalemi
Imigracioni dhe gjëndja ekonomike

Trump mban fjalim: Jeruzalemi<br />Imigracioni dhe gjëndja ekonomike<br>
Presidenti amerikan Donald Trump, mbajti dje një fjalim përpara të dyja dhomave të Kongresit. Eventi u transmetua live dhe zgjati rreth 80 minuta. Kreu i Shtëpisë së Bardhë pohoi gjëndjen e mirë ekonomike dhe i vuri theksin përpjekjeve më serioze në lidhje me emigracionin. Fjalimi i tij vjen pas debateve mbi buxhetin i cili çoi në një mbyllje 3 ditore të qeverisë.

Me tone të sinqerta ai kërkoi nga ligjvënësit miratimin e planit të tij për infrastrukturën i cili i dedikohet modernizimit të aeroporteve dhe riparimit të rrugëve dhe urave. Përsa i përket refromës në imigrim, kreu i Shtëpisë së Bardhë insistoi në dhënien fund të Llotarisë Amerikane dhe ndërtimit të murit në kufirin me Meksikën. Ai pohoi se është koha që Shtetet e Bashkuara të shkojnë drejt një sistemi imigrimi të bazuar në merita. Përsa i përket luftës ndaj ISIS presidenti u shpreh se lufta kundër terrorizmit do të vijojë.

Donald Trump u ndal edhe te njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Ai kërkoi nga Kongresi të miratojë ligjin që fondet amerikane ti shërbejnë interesave të Washingtonit dhe forcimit të aleancave në të gjithë globin. Fjalimi i Trump  për gjëndjen e vëndit vjen në momente kur mbështetja e votuesve për të është në nivelin më të ulët, krahasuar me presidentë të tjerë në të njejtën periudhë gjatë mandatit të tyre.

Pyetësorët raportojnë se 58 % e qytetarëve amerikanë nuk janë dakord me drejtimin e Trump. Në fund të këtij viti Shtetet e Bashkuara përgatiten të mbajnë zgjedhjet në Kongres, ku do të votohet për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një të tretën e 100 vendeve të Senatit.
 

Redaksia Online
S.K./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS