Foto: Rezidenca e Trump në Mar-a-Lago

Presidenti amerikan Donald Trump ndoqi nisjen e sulmeve ndaj Iranit nga rezidenca e tij Mar-a-Lago, e cila ndër vite është përdorur si qendër vendimmarrjeje për operacione të ndjeshme ushtarake dhe të sigurisë kombëtare. Sipas burimeve, Trump u shoqërua nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Gjenerali Dan Caine, me të cilët kishte shqyrtuar për javë të tëra opsionet ushtarake ndaj Iranit.

Ata përdorën një dhomë të sigurt brenda pronës për të monitoruar nisjen e fushatës, të cilën presidenti e përshkroi si “masive”.

Kjo nuk është hera e parë që Mar-a-Lago shërben si vend për vendime të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Në vitin 2020, Trump u takua me zyrtarë të lartë në një ambient të sigurt në pronë për të marrë vendimin për eliminimin e komandantit të lartë iranian Qasem Soleimani.

Në vitin 2017, nga një tjetër dhomë e sigurt në të njëjtën pronë, ai autorizoi sulme ndaj Sirisë pas përdorimit të armëve kimike. Më pas, gjatë një darke me Presidentin kinez Xi Jinping, Trump deklaroi se e kishte informuar homologun e tij për sulmet ndërsa po shërbehej ëmbëlsira.

Gjatë vitit të kaluar, Trump ndodhej në Mar-a-Lago edhe kur Shtetet e Bashkuara nisën një fushatë ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen. Ai gjithashtu monitoroi lëshimin e raketave Tomahawk ndaj kampeve të dyshuara të ISIS-it në Nigeri në ditën e Krishtlindjeve, si dhe zhvillimin e operacionit në Karakas për kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro.


Lajmi kryesor:

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani kundërpërgjigjet me raketa drejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme! Mediat: Ajatollah Ali Khamenei mund të jetë vrarë (VIDEO)