Liderët e Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe SHBA kanë dalë sot në një deklaratë të përbashkët lidhur me sulmin ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, në Britaninë e Madhe. Krerët e disa prej vendeve më të fuqishme kanë bërë përgjegjëse Rusinë për këtë sulm, ku kimikati i përdorur ishte një agjent nervor i zhvilluar nga Rusia dhe i njohur si Noviçok.
Liderët e Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe SHBA i kanë bërë thirrje Rusisë të përmbushë përgjegjësitë e saj si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për të mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
/Shqiptarja.com
Liderët e Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe SHBA i kanë bërë thirrje Rusisë të përmbushë përgjegjësitë e saj si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për të mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
"Është një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe çdo përdorim i tillë nga një shtet palë është një shkelje e qartë e Konventës për Armët Kimike dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare, që kërcënon sigurinë e të gjithëve. Brengat tona po rriten gjithashtu në sfondin e një modeli të sjelljes së mëparshme të papërgjegjshme ruse.
Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të përmbushë përgjegjësitë e saj si një anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe të japë të gjitha detajet rreth sulmit", thuhet në deklaratën e tyre.
d.c./shqiptarja.com








