Trump: Merkel realizoi Samit
fantastik, pavarësisht manifestimeve

Trump: Merkel realizoi Samit<br />fantastik, pavarësisht manifestimeve
Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot kancelaren gjermane, Angela Merkel për organizimin e një samiti ”fantastik” të G20-ës edhe pse ai u shënua edhe nga manifestime të dhunshme në rrugët e Hamburgut.

“Ju keni qenë e mrekullueshme dhe keni bërë një punë fantastike për këtë samit, që nuk pati asnjë ndërprerje pavarësisht disa personave”, theksoi ai, ndërkohë që bashkëshortja e tij Melania u bllokua dje në residencën e saj për shkak të manifestimeve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila mbajti këtë vit presidencën e radhës të G20-ës, i cilësoi të papranueshme manifestimet e dhunshme që u zhvilluan në kuadër të samitit të drejtuesve në Hamburg, në Gjermani.

“Manifestimet e dhunshme rrezikojnë jetën (….) dhe për këtë arsye janë të papranueshme”, deklaroi ajo dje në një konferencë shtypi.

“Shumë automjete të policisë u dogjën, rreth 160 policë u plagosën lehtë dhe të paktën 45 persona u arretuan”, sipas policisë.

Përballë incidenteve të shumta, 20 000 policët e vendosur tashmë në qytet kanë kërkuar forca shtesë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK