Trump merr 'timonin' e Apec  
pritet takim me Putin

Trump merr 'timonin' e Apec  <br />pritet takim me Putin<br>
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit e tjerë të botës do të drejtojnë takimin vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec) në Vietnam.

Trump është zotuar të korrigjojë një çekuilibër të madh tregtar me Kinën dhe Japoninë.Kina tha të enjten se do të ulte barrierat e hyrjes në treg për disa sektorë, gjatë vizitës së Trump në Pekin.

Bisedimet midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin ende nuk janë konfirmuar në samitin në Danang por një takim i mundshëm midis tyre ditën e sotme nuk është mohuar.

Apec mbledh së bashku 21 ekonomi botërore, ekuivalente me rreth 60% të Prodhimit të Brëndshëm Bruto (PBB) së botës.

Ndërsa diskutoi mbi tepricën e madhe tregtare të Kinës në një vizitë shtetërore në Pekin, udhëheqësi amerikan i befasoi shumë kur tha se nuk e "fajësoi Kinën" për "përfitimin". Në vend të kësaj, Trump tha se administratat e mëparshme amerikane ishin përgjegjëse për atë që ai e quajti "një marrëdhënie shumë të padrejtë dhe njëanshme" tregtare me Kinën.

Ndërkohë, ministria e jashtme kineze tha se Pekini do të ulë më tej barrierat hyrëse në sektorin bankar, sigurimet dhe financat po ashtu do të ulë gradualisht tarifat e automjeteve.

Gjithashtu u njoftuan marrëveshjet me vlerë 250 miliardë dollarë, megjithëse nuk ishte e qartë se sa nga kjo shifër përfshinin marrëveshjet e kaluara ose marrëveshjet e ardhshme potenciale.

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Shtetit i SHBA, Rex Tillerson u tha gazetarëve se marrëveshjet ishin "shumë të vogla" në drejtim të trajtimit të mosbalancimit të tregtisë.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online