Duke folur në Varshavë në një konferencë të përbashkët për mediat me presidentin polak, Anderzej Duda, Trump tha se SHBA po punon me Poloninë për t’iu përgjigjur “veprimeve të Rusisë dhe sjelljeve të saj destabilizuese”, raporton Rel.
“Aleanca jonë e fuqishme me NATO-n dhe Poloninë mbetet kyçe për të penguar konfliktet dhe për të siguruar se lufta midis fuqive të medha nuk do ta shkatërrojnë më kurrë Evropën”, tha Trump.
Gjatë qëndrimit në Varshavë Trump do të takojë lider të Evropës qëndrore dhe lindore, ndërsa do të mbajë edhe një fjalim nga sheshi Krasinksi.
Më vonë Trump do të udhëtojë drej Hamburgut, ku të premten do të marrë pjesë në samitin e G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.
Në këtë takim Donald Trump do të takojë edhe presidentin rus, Vladimir Putin.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com