Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mirëpriti tenorin e mirënjohur italian Andrea Bocelli, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas mediave biseda ishte e ngrohtë dhe madje gjatë saj Bocelli këndoi edhe një këngë, hitin e njohur botëror “Con te partirò”.

Por për nder të Presidentit Amerikan, tenori këndoi versionin anglisht të “Time to say goodbye”.