Trump:Mjaft përçmim për Izraelin
qëndro i fortë,20 janari po vjen

Trump:Mjaft përçmim për Izraelin<br />qëndro i fortë,20 janari po vjen
“Mjaft e trajtuat Izraelin me përçmim, dikur kishte në SHBA një mik, por tashmë nuk e ka”- kështu shkroi në rrjetin social tëitter presidenti Donald Trump ndërsa raportet me Jeruzalemin po tensionohen për shkak të vetos së OKB-së.

“Fillimi i fundit ishte çështja e Iranit,dhe tani shtohet edhe vendimi i OKB për Izraelin, por i bëj thirrje Izraelit të qëndrojë i fortë pasi 20 janari po vjen shpejt,” shtoi manjati.

Një ditë më parë Trump e cilësoi OKB një vend ku njerëzit mblidhen të argëtohen dhe bëjnë thashetheme.

Raportet mes SHBA dhe Iranit janë tensionuar pasi Këshilli i Sigurimit miratoi një rezolutë me 14 vota pro dhe një abstenim, përmes së cilës i bën thirrje Izraelit të ndalë ngritjen e blloqeve të banimit në tokën e pushtuar palestineze, gjë që kaloi falë abstenimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që si kurrë më parë nuk përdori veton e një anëtari të përhershëm në mbrojtje të një prej aleatëve më të mëdhenj në Lindjen e Mesme e më gjerë.

Pas këtij vendimi kryeministri izraelit Netanyahu e cilësoi adminiatratën Obama tradhtare, amdje duke thirrur për bisedime ambasadorin amerikan dhe jo vetëm.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota