Trump mohon në gjykatë se e ka abuzuar seksualisht shkrimtaren Carroll

Trump mohon në gjykatë se e ka abuzuar seksualisht shkrimtaren Carroll

Donald Trump

Dëshmia e. ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në rastin e nisur kundër tij, prej shkrimtares E.Jean Carroll, ka përfunduar gati menjëherë pasi ka nisur.

Ai e ka përsëritur deklaratën e tij paraprake që pretendimi i shkrimtares se Trump e ka dhunuar, është vetëm një mashtrim

“Njëqind për qind po”, i ka thënë Trump avokates së tij, Alina Habba në gjykatën federale në Manhatan, kur është pyetur nëse komentet e tij në tetor të vitit 2022, për këtë rast, kanë qenë të sakta.

Më herët gjatë së enjtes, avokatët e Carrollit e kanë publikuar një incizim të seancave të kaluara, në të cilat Trump e ka quajtur ish-kolumnisten e revistës Elle, si “të sëmurë mendërisht”, dhe ka kërcënuar se do ta padisë atë.

“Është akuzë e rreme, nuk ka ndodhur kurrë, nuk do të ndodhte kurrë”, ka thënë Trump gjatë dëshmisë.

Caroll, 80-vjeçare, synon të fitojë një dëmshpërlim prej të paktën 10 milionë dollarëve, lidhur me mohimet e Trumpit, më 2019, se e ka dhunuar atë në mesin e viteve ’90 në zhveshtoren e një dyqani në Manhatan.

Në majin e vitit të kaluar, një tjetër juri e ka urdhëruar Trumpin ta paguajë Carollin, 5 milionë dollarë, pasi ai e ka mohuar pretendimin për dhunim.

Trump i ka kaluar vetëm katër minuta në seancë.

Gjyqi ka zgjatur katër ditë dhe argumentet përmbyllëse pritet të bëhen publike të premten./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë