Presidenti Donald Trump tha se i ka udhëzuar negociatorët “të mos nxitojnë drejt një marrëveshjeje” me Iranin.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se bisedimet “konstruktive” po vazhdojnë, por “të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe ta bëjnë siç duhet”.

Trump deklaroi të shtunën se ishin negociuar kornizat e një marrëveshjeje, e cila raportohet se përfshin një zgjatje 60-ditore të armëpushimit, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe një plan për negociata të mëtejshme mbi programin bërthamor të Iranit.

Zyrtarët iranianë dhanë sinjale të ngjashme gjatë fundjavës, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei tha se të dyja palët janë njëkohësisht “shumë afër dhe shumë larg” arritjes së një marrëveshjeje.

Sipas mediave amerikane, marrëveshja nuk është një zgjidhje përfundimtare dhe në vend të kësaj lë të hapura disa nga çështjet më të vështira, përfshirë shtrirjen dhe afatin kohor të lehtësimit të sanksioneve ndaj Iranit, lirimin e fondeve iraniane të ngrira dhe kërkesat e Uashingtonit që Irani të kufizojë ambiciet e tij bërthamore.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Marrëveshja me Iranin ose do të jetë e shkëlqyer, ose nuk do të ketë fare! Presidenti iranian: Nuk do t'i nënshtrohemi kërkesave të tepërta të SHBA-së