Trump mund të presë deri në 
1 vit për të hyrë në Zyrën Ovale 

Trump mund të presë deri në <br />1 vit për të hyrë në Zyrën Ovale 
Presidenti i zgjedhur Donald Trump do t'i drejtohet në 20 janar Shtëpisë së Bardhë, kur pritet të marrë edhe zyrtarisht detyrën, por atij mund t'i duhet të presë edhe një kohë të gjatë që të përdorë Zyrën Ovale.

Ish- këshilltari i George W.Bush, Karl Rove ka thënë të mërkurën se përditësime të mëdha të sigurisë janë planifikuar për zyrën ceremoniale dhe ulësen e fuqisë presidenciale, saqë ajo mund të jetë jashtë përdorimit deri në 1 vit.

Nëse kjo ndodh, tha këshilltari, Presidenti Trump mund ta kalojë deri një të katërtën e mandatit të tij të punës në Zyrën e Ndërtesës Ekzekutive, që është përballë Shtëpisë së Bardhë’, aty ku Presidenti Richard Nixon bëri disa nga regjistrimet e tij famëkeqe të Shtëpisë së Bardhë.

“Ashtu si e kuptoj unë, është se në vitin e parë të tij në zyrë, President Trump nuk do të ketë Zyrën Oval”, shtoi ai. “Presidenti Obama mund t’i ketë thënë Shërbimit Sekret: ‘Unë e di se ju dëshironi që ta modernizoni Zyrën Ovale me përmirësime të sigurisë, madje t’i rrëzoni muret e t’i ndërtoni ato për të qenë antiplumb, e po ashtu edhe xhamat, në vitin tim të fundit në këtë zyrë’”, tha Rove.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet

Në Bunk’Art2 hapet "Dhoma e Manipulimeve": Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste