Trump: Myslimanët? Kisha të
drejtë, sulmet në Berlin e treguan 

Trump: Myslimanët? Kisha të<br />drejtë, sulmet në Berlin e treguan 
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump nuk tërhiqet nga deklaratat e tij për myslimanët. 

Ai i është referuar sulmit terrorist në një treg Krishtlindjesh në kryeqytetin gjerman, Berlin, për të provuar ato që ai tha gjatë fushatës zgjedhore, kur premtoi se do ndalojë hyrjen në SHBA të myslimanëve. 

“Është provuar se kam pasur të drejtë. Njëqind për qind të drejtë. Ju i dini planet e mia”, u shpreh Trump para gazetarëve, shkruan “New York Times”.

Ende nuk është e qartë se cila do të jetë politika e Trump ndaj myslimanëve gjatë presidencës së tij. Për promovimin e politikës së dyerve të mbyllura për myslimanët, Trump u përball me kritika të shumta gjatë fushatës zgjedhore.   

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër