Trump në Kinë, bisedime për
tensionet me Korenë e Veriut

Trump në Kinë, bisedime për<br />tensionet me Korenë e Veriut<br>
Presidenti i SHBA Donald Trump ka shkuar ditën e sotme në Kinë për bisedime që mund të dominohen nga tensionet me Korenë e Veriut. Ardhja e tij erdhi pas një fjalimi në parlamentin e Koresë së Jugut në të cilin Trump i kërkoi Kinës të izolojë më tej Korenë e Veriut.

Shtëpia e Bardhë e sheh Kinën si thelbësore në përpjekjet bërthamore të Koresë së Veriut, por Pekini thotë se po bën mjaft. Presidenti kinez Xi Jinping dha një mirëseardhje të jashtëzakonshme për Trump në atë që është quajtur "vizitë shtetërore".

Nderime të tilla nuk i janë bërë asnjë presidenti tjetër amerikan, që prej themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Më herët, Donald Trump iu drejtua Koresë së Veriut me një paralajmërim të qartë, duke i kërkuar të mos i vërë në provë Shtetet e Bashkuara e duke dënuar atë që e quajti “një fantazi e errët” të jetës në vendin e izoluar komunist.

Komentet e tij, shefi i Shtëpisë së Bardhë i bëri gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlamentin koreano-jugor.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online