Trump: Nëse zgjidhem President i
SHBA, vras familjarët e terroristëve

Trump: Nëse zgjidhem President i<br />SHBA, vras familjarët e terroristëve
Kandidati Republikan për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka deklaruar se nëse zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vrasë familjarët e personave që janë të përfshirë në terrorizëm.

Përmes kësaj deklarate, ai ka rikonfirmuar idenë e tij se nuk do të heqë dorë nga ushtrimi i torturave ndaj terroristëve.

Ndonëse kjo deklaratë solli reagime të ashpra nga shumë amerikanë, madje edhe nga përfaqësuesit e partisë politike në të cilën aderon Trump, ai nuk është tërhequr fare nga kjo tezë e tij.

Do të vë në dispozicion gjithë fuqinë time ligjore për arrestimin e armiqve terroristë. Jam i vetëdijshëm gjithsesi se SHBA janë të ndërlidhura nga ligje dhe traktate dhe nuk do të kërkoja nga ana e ushtrisë ose e zyrtarëve të tjerë të shkelnin ligjin. Është e qartë se në rolin e presidentit, jam i rrethuar nga ligjet në mënyrë krejt të qartë si të gjithë shtetasit amerikanë dhe do të marr përsipër këto përgjegjësi ”, shprehet kandidati për President në SHBA.

Ndërkohë, gara për Shtëpinë e Bardhë vijon edhe në kampin demokrat, ku Hillary Klinton po vijon fushatën e saj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi