Trump: Do të kërkoj takim me 
Vladimir Putin këtë fundjavë

Trump: Do të kërkoj takim me <br />Vladimir Putin këtë fundjavë<br>
Trump është duke vizituar Pekinin, në fazën e tretë të turneut në shtetet aziatike. Gjatë takimit Trump ka marrë një premtim nga Kina, për angazhim ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut.

Gjatë kësaj vizite Donald Trump, ka bërë publike, se do të kërkojë takim me Vladimir Putinin, në fundjavë.

Në fokus të bisedimeve me Vladimir Putinit, do të jetë kriza e Koresë së Veriut. Rusia ka kundërshtuar deri tani çdo ndërhyrje në punët e brendshme të Koresë së Veriut.

Rusi ka bërë publik qëndrimin e saj, se është për një zgjidhje diplomatike dhe jo ushtarake, pasi kjo do të përfshinte rajonin në një konflikt të armatosur. Nga takimi pritet të diskutohet edhe çështja e sanksioneve ekonomike midis dy shteteve.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online