Trump e Sanders fitojnë në New
Hampshire...më shumë sa pritej

Trump e Sanders fitojnë në New<br />Hampshire...më shumë sa pritej
Miliarderi republikan Donald Trump dhe kandidati demokrat, senatori i shtetit të Vermontit, Bernie Sanders janë  fituesit e garave mes partive respektive në shtetin New Hampshire.
 
Pjesëmarrja në votime në këtë shtete ka qenë shumë e lartë. Fitorja madhe e kandidatit Sanders në garën demokrate në New Hampshire, është në kontrast me rezultatin e javës së kaluar në Ajova, që përfundoi pothuajse në barazim mes tij dhe kandidates Hillary Klinton.
 
Votimet në New Hampshire shënojnë një rikthim në krye për republikanin Trump, i cili doli në vendin e dytë në Ajova, pas senatorit të Teksasit, Ted Cruz. Mes demokratëve, Bernie Sanders kryeson me 60 për qind ndaj Hillary Klintonit me 38 për qind. 
 
Në kampin republikan, Donald Trump kryeson me 35 për qind të votave, ndërsa rivali i tij më i afërt, guvernatori i shtetit Ohajo, John Kasich, ka 16 për qind.
 
Votuesit dolën mes borës dhe motit të ftohtë duke pritur në radhë të gjata për të votuar.  Pas New Hampshire gara do të vazhdojë në 20 shkurt në Karolinën e Jugut.   

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën