Presidenti amerikan Donald Trump gjatë bisedës telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu tha se ndërmjetësit po punojnë për një marrëveshje që Shtetet e Bashkuara dhe Irani do ta nënshkruajnë për t'i dhënë fund zyrtarisht luftës dhe për të nisur një periudhë 30-ditore negociatash mbi marrëveshjen bërthamore iraniane dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kështu raportoi Axios, duke cituar një burim amerikan.
Ndërkohë Trump ka nënvizuar se lufta në Iran do të përfundojë së shpejti, në një mënyrë ose në një tjetër", por nga ana tjetër ka theksuar gjithashtu se nëse nuk marrin përgjigjen e duhur do të nisin sulmet.
"Më besoni, nëse nuk marrim përgjigjet e duhura, jemi gati ta godasim Iranin: "Duhet të kemi përgjigje 100% të mira, pa rezerva", tha Trump.
Lajm në përditësim...
Komente









