Presidenti amerikan Donald Trump do të mbroj të drejtat e komunitetit LGBT të cilët punojnë në kompanitë federale sikurse kish nënshkruar edhe parardhësi i tij Barack Obama.

Lajmi u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë  e cila  nënvizon se Trump është krenar që ka qënë kandidati i parë president i cili ka folur për komunitetin gei gjatë fjalimit të  betimit.

“Presidenti është i vendosur të mbroj të drejtat e komunitetit LGBT” u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë duke shtuar se Trump do të vijojë të mbrojë e të mbështesë ata sikurse ka bërë edhe më parë.

Urdhëri ekzekutiv i 2014 firmosur nga Obama  për të mbrojtur këtë komunitet nga diskriminimi në vendet e punës do të vijojë jetë në fuqi.

Vendimet e fundit të manjatit kanë shkaktuar shumë zhurmë jo vetëm në SHBA por në të gjithë botën dhe mesa duket me këtë vendim duket se Shtëpia e Bardhë dëshiron një ofrojë një tjetër pamje.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com