Trump ndryshon qëndrim: Jam i
hapur për marrëveshjen e klimës

Trump ndryshon qëndrim: Jam i<br />hapur për marrëveshjen e klimës
Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump është takuar me ekipin e gazetës prestigjoze “The New York Times” një media e cila gjatë fushatës presidenciale e ka sulmuar vazhdimisht.

Ndryshe nga sa ishte shprehur gjatë fushatës, manjati ndryshon qëndrim për marrëvshjen e klimës të mbajtur në Paris duke u shprehur se do të jetë më i hapur ndaj saj me qëllimin për të gjetur një dakortësi.

Sa i përket nominimit të Steve Bannon si këshilltar, i cilësuar një nacionalist ekstrem Trump e ka mbrojtur duke thënë se ai nuk është racist.

Gjatë intervistës ai foli edhe për projektet sesi do të arrihet paqja mes izraelitëve dhe palestinezëve. Madje ai sugjeroi se do të jetë pikërisht dhëndri i tij Kushner i cili do të menaxhojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Së fundmi edhe një herë republikani përsëriti se nuk dëshiron ti bëjë keq ish-sekretares, Clinton ndonëse gjatë fushatës u shpreh se do të punësonte një prokuruor për ta burgosur.

Më poshtë janë shkurtimisht disa nga pikat kryesore të diskutuara:

Raportet me mediat
“ I lexoj për fat të keq. Do të jetoja një zet vite më shumë nëse nuk do t’i lexoja” us hpreh Trump nga godina e Neë York Times.
Për të paktën 4 minutat e para presidenti i zgjedhur u ankua për trajtimin që mediat i aknë bërë gjatë fushatës. ‘ Mund të thoni që edhe Ëashington Post u tregua i keq por ndonjëherë shkruante ndonjë artukull të mirë për mua” u shpreh manjati i cili në tëitter  e ka akuzuar për gënjeshtra ndërsa dje siguroi se kishte respect të madh për prestigjozen njujorkeze.
 
Procesi hetimor ndaj Hillary Clinton


Trump kthen mendjen për hetimin ndaj ish rivales Clinton. “ Nuk  dua t’i bëj keq Hillary, vërtetë. Ajo në mënyra të ndryshme ka vuajtur. Manajti  u shpreh se do të bind mbështetësit  e tij të cilët kërkonin burgosjen e saj se kjo nuk është zgjidhje.
 
Konfliktet e interesit

“Për disa  njerëz nuk do ta shihja kurrë më vajzën Ivanka” shprehet Trump duke iu përgjigjur akuzave për konflikt interesi mes presidencës dhe bizneseve të tij të cilat do të drejtohen nga fëmijët. Ai shprehet se vlera e biznesit të tij do të rritet.

Paqja në Palestinë

Roli i Amerikës në botë? Nuk është a ii konstruktorit të kombeve. Siria është një problem që duhet zgjidhur.  Doja të sillja paqen mes Izraelit dhe Palestinës  dhe dhëndri im Jared Kushner hebre mund të kontribuojë për të sjellë paqe.
 
 





Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot