Trump në hetim/ Korrespondenti i Report Tv nga Nju Jorku: Mbështetësit e tij para gjykatës më të qetë nga sa pritej! Demokratët ende asnjë reagim

SHBA- Korrespondenti i Report Tv, Denion Ndrenika në një lidhje live nga Nju Jorku ka treguar se situata në sheshin përpara Gjykatës ku do të mbahet seanca për Donald Trump, është e qetë, ndryshe nga sa pritej. Në një komunikim në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Ndrenika ka thënë se në shesh janë të pranishëm qindra qytetarë në mbështetje të ish presidentit.

“Situata është më mirë nga sa ishte menduar, mbështetësit, po tregohen të qetë ndonëse janë grumbulluar me qindra në sheshin pas gjykatës”, tha Ndrenika.

Ajo se çfarë pritet të ndodhë në gjyqin që do të nisë në orën 14:30 me orën lokale dhe 20:30 në Tiranë,  është mister, pasi akuzat zyrtare ndaj ish presidentit, nuk janë bërë me dije.

“Akuzohet se blerë heshtjen e pronostares. Kjo përbën krim në SHBA. Mund të dëgjojë edhe akuza për sulmin në Capitol Hill si dhe ndikime të mundshme të Trump për të mos njohur zgjedhjet dhe për të refuzuar fitoren e Joe Biden”, tha Ndrenika.

Trump e quan si një vepër të George Soros, nisjen e hetimeve ndaj tij dhe ka nisur sulmet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve.

“Trump ka sulmuar trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke thënë se janë nxitur nga Soros. Megjithatë, nuk di të them nëse akuza përfshin arrestimin menjëherë në sallën e gjyqit. Kjo është hera e parë që një president vihet në hetim", tha ai. 

Nga ana tjetër, përballë një zhvillimi kaq të rëndësishëm, demokratët kanë zgjedhur heshtjen, e ndërsa Republikanët e kanë parë si një formë për ta ndalur Donald Trump që të garojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Demokratët kanë zgjedhur heshtjen, ndërsa republikanët kanë sulmuar ashpër prokurorë dhe gjyqtarë, dhe thonë se e gjitha ka ardhur për ta ndaluar atë në mandatin e tretë”, tha Ndrenika në Report Tv.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja