Presidenti amerikan, Donald Trump, të hënën bëri thirrje për “reformat ë guximshme” që ai tha se do ta bënin OKB-në një “forcë më të madhe për paqen”.
Presidenti Donald Trump, në paraqitjen e tij të parë në Kombet e Bashkuara, i kërkoi organizatës botërore prej 193 vendesh të reduktojë burokracinë dhe shpenzimet, si dhe të përcaktojë më qartë misionin e saj në botë.
“Vitet e fundit, - tha Presidenti Trump, - Kombet e Bashkuara nuk kanë arritur potencialin e tyre të plotë për shkak të burokracisë dhe keqmenaxhimit'', raporton voa.
Ndër të tjera, Presidenti amerikan i bëri thirrje OKB-së të përqëndrohet më shumë tek njerëzit dhe më pak te burokracia. Ai la të kutohet se Shtetet e Bashkuara po paguajnë më shumë për OKB-në se sa u takon.
Gjatë fjalës së tij të parë në OKB, Presidenti Trump është ndalur dhe te çështja më e nxehtë, tensionet me Korenë e Veriut. Trump ka kërcënuar se nëse ata sulmojnë me sistemin e tyre bërthamor, SHBA nuk do të ketë mundësi tjetër veçse ta shkatërrojë Korenë.
Nëse na sulmojnë nuk do të kenë asnjë mundësi tjetër veçse të shkatërrojmë Korenë e Veriut. Është një fyerje që ka vende që mbështesin Penianin. Koreja e Veriut duhet të marrë përsipër denuklearizmin kjo është e vetma zgjidhje” u shpreh mandati duke iu referuar tensioneve me Korenë e Veriut e cila vijon të kërcënojë botën me testimin e raketave bërthamore.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO